Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet me kthjellime vranësira dhe kalimtare, gjersa përgjatë relieveve malore në jug të vendit reshje lokale shiu.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/





