Një dron ‘armiqësor’ u rrëzua nga sistemi i ri i mbrojtjes ajrore iraniane

Bota

Sistemi i mbrojtjes ajrore iraniane në ishullin Qeshm, i cili ndodhet pranë Ngushticës së Hormuzit ka qëlluar mbi një dron “armiqësor”. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars tani raporton se luftëtarët iranianë kanë rrëzuar me sukses një dron armiqësor mbi Gjirin Persik në orët e fundit, duke përdorur një sistem të ri mbrojtës. Ajo tha […]

Madhësia e shkronjave

Sistemi i mbrojtjes ajrore iraniane në ishullin Qeshm, i cili ndodhet pranë Ngushticës së Hormuzit ka qëlluar mbi një dron “armiqësor”.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars tani raporton se luftëtarët iranianë kanë rrëzuar me sukses një dron armiqësor mbi Gjirin Persik në orët e fundit, duke përdorur një sistem të ri mbrojtës.

Ajo tha se operacioni dha “një mesazh të qartë dhe vendimtar” nga Teherani se asnjë dronë i fshehtë nuk mund të sulmojë më qiellin mbi Gjirin Persik.

Nuk u dha asnjë vendndodhje specifike për operacionin, as ndonjë detaj se nga kush u dërgua droni, transmeton Telegrafi.

“Ky veprim është një ritheksim i sovranitetit dhe sigurisë së plotë të Iranit mbi hapësirën ajrore të Gjirit Persik dhe gatishmërisë së forcave mbrojtëse për t’u përballur me çdo agresion”, raportoi agjencia. /Telegrafi/