Mateo dhe Brikena reagojnë për aludimet për martesë, dy unazat në dorën e saj tërheqin vëmendje

Magazina

Brikena Selmani dhe Mateo Borri ishin të ftuar specialë në jurinë e emisionit “She’s on Top”. Vëmendja u përqendrua menjëherë te prania e dy unazave në dorën e Brikenës. Dy unazat me diamant nxitën pyetje dhe aludime në studio për një martesë të mundshme të fshehtë mes çiftit. Moderatorja Sara Gjordeni i pyeti drejtpërdrejt nëse […]

Madhësia e shkronjave

Brikena Selmani dhe Mateo Borri ishin të ftuar specialë në jurinë e emisionit “She’s on Top”.

Vëmendja u përqendrua menjëherë te prania e dy unazave në dorën e Brikenës.

Dy unazat me diamant nxitën pyetje dhe aludime në studio për një martesë të mundshme të fshehtë mes çiftit.

Moderatorja Sara Gjordeni i pyeti drejtpërdrejt nëse janë martuar në privatësi.

Mateo Borri sqaroi se njëra prej unazave është dhuratë prej tij, ndërsa tjetra i është dhuruar nga familja e Brikenës.

Nga ana e saj, Brikena Selmani u përgjigj me një deklaratë ironike, duke thënë se Sara Gjordeni dhe Bardhi do të jenë të ftuar në dasmën e tyre nëse ajo ndodh në të ardhmen. /Telegrafi/