Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar është miratuar Udhëzimi i ri Administrativ për Procesin e Gradimit në Policinë e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se përmes këtij udhëzimi do të mundësohet gradimi i policëve që nuk janë graduar për 10 vjet.
“Përmes këtij Udhëzimi, zyrtarët policor që nuk janë graduar prej mbi 10 vite, do të mund të hyjnë në proces për dy grada njëherazi. Me 26 qershor do të mbahet testi për gradën Toger, për të cilin do të mund të aplikojnë Polic dhe Rreshterë. Urime dhe suksese të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.






