Kosova vazhdon të jetë një nga vendet me popullsinë më të re në Evropë, me një përqindje të madhe të qytetarëve nën moshën 30-vjeçare.
Kjo strukturë demografike e bën të domosdoshme që temat që lidhen me të rinjtë – si arsimi cilësor, punësimi, zhvillim profesional dhe perspektiva për të ardhmen – të jenë në qendër të programeve politike për zgjedhjet e vitit 2026.

Para zgjedhjeve të 7 qershorit, Telegrafi ka përgatitur një pyetësor për të kuptuar më mirë mendimet e qytetarëve se cilat çështje i konsiderojnë më urgjente për tu adresuar në mandatin e ardhshëm qeverisës e që kanë të bëjnë me rininë.
Pjesëmarrja në këtë PYETËSOR është plotësisht vullnetare dhe përgjigjet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.
> KLIKO KËTU PËR TË PLOTËSUAR PYETËSORIN <





