Mësuesja në Ferizaj gjen portofolin me mbi dy mijë euro dhe përmes policisë ia kthen mërgimtares

Nacionale

Në Ferizaj, një qytetare ka treguar shembull të lartë ndershmërie pasi ka gjetur një portofol me para dhe e ka dorëzuar në polici. Sipas njoftimit, të hënën qytetarja me inicialet A. Mehmeti, 43 vjeçare nga Ferizaj, mësimdhënëse, ka gjetur një portofol me një shumë parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi”. Menjëherë pas gjetjes, ajo […]

Madhësia e shkronjave

Në Ferizaj, një qytetare ka treguar shembull të lartë ndershmërie pasi ka gjetur një portofol me para dhe e ka dorëzuar në polici.

Sipas njoftimit, të hënën qytetarja me inicialet A. Mehmeti, 43 vjeçare nga Ferizaj, mësimdhënëse, ka gjetur një portofol me një shumë parash në afërsi të rrugës “Agim Matoshi”.

Menjëherë pas gjetjes, ajo e ka dorëzuar portofolin në Stacionin Policor në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se, meqë pronari nuk ishte identifikuar fillimisht, hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar kamerat e sigurisë në zonë.

Më vonë, në polici është paraqitur qytetarja L.K. (22 vjeçare) nga Ferizaj, me banim të përkohshëm në Gjermani, e cila ka raportuar humbjen e portofolit.

Pas verifikimeve të kryera, policia ia ka kthyer pronares portofolin dhe shumën prej 2030.85 euro.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar publikisht qytetaren A. Mehmeti për gjestin e saj, duke e cilësuar atë si shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, që forcon besimin mes qytetarëve dhe institucioneve./Telegrafi.