Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Efi Dhedhes, në emisionin “Sol” në Klan Kosova ka ndarë rrëfim të ndjerë nga jeta e saj personale.
Ajo tregoi se si merr mesazhe nga njerëz të ndryshëm për faktin që nuk është martuar dhe nuk ka krijuar familje ende, të cilët ajo i kritikoi ashpër.
Madje, Efi u shpreh e bindur që ka shumë njerëz që nuk duan të martohen e as të bëhen prindër.
“Edhe unë lexoj mesazhe ‘ngele në derë’. Po ti e thua ‘ngele në derë’, por mua a më pyetje? Çka dua unë me jetën time? Dhe ka njerëz që nuk e njohin veten e tyre aq mirë sa të dinë a duan apo s’duan”.
“Dhe jam shumë e sigurt që në këtë jetë jo të gjithë duan të bëhen prindër, jo të gjithë duan të martohen, jo të gjithë duan të krijojnë familje, dhe është shumë okej”.
“Por ata as nuk e dinë a duan apo s’duan, sepse është e gjithë kjo ‘jo po ti duhet’. Nëse nuk ka ndodhur deri tani, atëherë do t’i vijë momenti që do ndodhi”, tha ajo ndër tjerash.
Efi u bë më e dashur për publikun me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother, ku fitoi zemrat e publikut. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com






