Malisheva është mysafir i Ferizajt, sfidë e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Bylbyl Sokolit tani ka hyrë në garë me Ballkanin për titullin e nënkampionit të Kosovës, ngase me një fitore të dielën barazohet me pikë.
Ndërkohë, Ferizaj gjithashtu ka nevojë vetëm për triumf në mënyrë që të ëndërrojë mbijetesën.
Kujtojmë, përballja do të nis nga ora 16:00./Telegrafi/






