Besim Kodra dhe Visar Xani i bashkohen rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Nacionale

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar dy personalitete të angazhuara në fusha të ndryshme të jetës publike, Besim Kodra dhe Visar Xani, duke i prezantuar si pjesë të rrugëtimit të ri me fokus në shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e institucioneve. Osmani ka theksuar se kontributi shumëvjeçar i Besim Kodrës në fushën e shëndetësisë […]

Madhësia e shkronjave

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar dy personalitete të angazhuara në fusha të ndryshme të jetës publike, Besim Kodra dhe Visar Xani, duke i prezantuar si pjesë të rrugëtimit të ri me fokus në shërbimin ndaj qytetarëve dhe forcimin e institucioneve.

Osmani ka theksuar se kontributi shumëvjeçar i Besim Kodrës në fushën e shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, u bërë zë i tyre në raport me institucionet.

“Për më shumë se një dekadë, ai ka qenë pranë pacientëve dhe familjeve të tyre, aty ku njerëzit kanë pasur nevojë për ndihmë, dinjitet, mbështetje dhe shpresë. Besimi zgjodhi përherë angazhimin. Ai zgjodhi të bëhet zë për ata që shpesh nuk kanë pasur përfaqësim. Për pacientët. Për familjet që luftojnë çdo ditë. Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre”, ka shkruar Osmani.

Sipas Osmanit, Kodra ka kontribuuar edhe në iniciativa rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve.

Nga ana tjetër, Osmani ka vlerësuar edhe Visar Xanin, i cili për më shumë se 18 vjet ka qenë i angazhuar në fushën e komunikimit publik, gazetarisë dhe më pas në institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare.

“Në organizata ndërkombëtare dhe në administratë publike, Visari ka sjellë qetësinë e njerëzve që e kuptojnë shtetin si një projekt në të cilin duhet të punohet ditë pas dite. Visari ka kontribuar në reforma, në komunikim institucional dhe në formimin profesional të shumë zyrtarëve në Kosovë, në veçanti me rolin e tij si Koordinatori Nacional i RESPA-s për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Osmani e ka cilësuar atë si një profesionist që e sheh shërbimin publik si përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe jo si privilegj. /Telegrafi/