Për shkak të interesimit të shtuar të besimtarëve lidhur me organizimin e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit, Xhamia Qendrore ka publikuar informacionet dhe çmimet për therjen e kurbanëve.
Sipas njoftimit, besimtarët që zgjedhin therjen e lopës do të përfitojnë rreth 10 kilogramë mish, i cili do t’u dërgohet edhe në shtëpi.
Çmimet e përcaktuara janë:
- Për dele: 200 euro
- Për lopë: 300 euro
Nga Xhamia Qendrore bëhet e ditur se të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë përmes numrit:
+381 63 708 6992
Organizatorët kanë theksuar se therja e kurbanëve do të realizohet në përputhje me rregullat fetare dhe procedurat përkatëse.





