Frutat dhe perimet me ngjyra të forta nuk janë vetëm të bukura për fotografi në tregjet fshatare — ato janë gjithashtu burime të shkëlqyera të flavonoideve, përbërës natyralë me veti të fuqishme antioksiduese dhe kundër inflamacionit.
“Për sa kohë konsumoni fruta dhe perime në vaktet dhe ushqimet tuaja të përditshme, do të merrni flavonoide,” thotë Jasmine Hormati, nutricioniste në New York. “Nëse konsumoni një larmi sa më të madhe frutash dhe perimesh, aq më mirë”.
“Flavonoidet janë përbërës natyralë që gjenden në perime, fruta, fasule, verë dhe ushqime të tjera,” shpjegon Hormati.
Në përgjithësi, flavonoidet janë një lloj polifenolesh që ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ dhe inflamacionit në trup.

Sipas studimeve shkencore, flavonoidet në bimë i ndihmojnë ato të luftojnë dëmtimet nga dielli dhe stresi oksidativ, ndërsa te njerëzit lidhen me shumë përfitime për shëndetin.
Studimet tregojnë se flavonoidet kanë veti:
Ato ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime në organizëm.
Uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës;
Uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.
Boronicat, manaferrat, qershitë dhe cranberry janë shumë të pasura me flavonoide dhe antioksidues.
Majdanozi përmban nivele të larta të apigeninës dhe është gjithashtu i pasur me vitamina C, A dhe K.
Kaperat, të përdorura shpesh në sallata dhe makarona, kanë sasi të lartë të quercetinës.
Ngjyra e saj vjollcë vjen nga antocianinat, të cilat kanë veti të fuqishme antioksiduese.
Qepa e kuqe është një nga burimet më të mira të quercetinës, sidomos shtresat e jashtme të saj.
Si çaji jeshil ashtu edhe ai i zi janë të pasur me flavonoide, por çaji jeshil përmban më shumë katekinë. Edhe matcha është një burim shumë i mirë.
Qershitë e ëmbla dhe ato të athëta përmbajnë antocianina, katekinë dhe vitamina A, C dhe E.
Agrumet si portokalli dhe limoni janë të pasura me flavanone, të njohura për vetitë e tyre antioksiduese dhe uljen e kolesterolit.
Mollët përmbajnë katekinë dhe quercetinë. Edhe lëkura e mollës është shumë e pasur me antioksidues.
Vera e kuqe përmban flavonoide dhe antocianina, por ekspertët theksojnë se alkooli duhet konsumuar me moderim.





