Adion Puka u largua të hënën nga Ferma VIP 3, nga një televotim kokë me kokë me Mimoza Ahmetin.
Dy fermerët kanë qenë në nominim për shkak të situatave e përplasjeve mes tyre.
“Loja është shumë e fortë. Netët e fundit tek fakiri i patë vetë. Ndoshta jam shprehur keq, por ka pasur edhe më keq. Brenda është e frikshme të rrish me Mozën. Mënyrën si i shpjegon gjërat e bën me humor e ndoshta duket qesharake. Ngacmon shumë keq, është vështirë të jetosh me të. Manipulon bukur”, tha Adi pas daljes.
“Mendoj që ditët e fundit reagimet kanë qenë të ekzagjeruara dhe për këtë mendoj që publiku nuk e ka toleruar”, tha Armina pas eliminimit të tij.
“Gaboi që nuk ndoqi zemrën, por dëgjoi Ilirin. Moza ka nxjerrë më të mirën e Adit dhe më të keqen”, shtoi Einxhel.
“Ti më ke pëlqyer e më ka ardhur keq kur jemi keqkuptuar. Për mua duhet të ishe në finale, për ato që ke dhënë dhe për historinë që filloi. Mendoj që të penalizoi ‘goli’ në publicitet. Publiku nuk e ka pëlqyer atë që i the zonjës. Ishte e rëndë ti drejtohesh asaj zone në atë formë”, tha Ermali.
Veç tij nga spektakli të hënën u largua edhe fermerja Dona. /Telegrafi/






