Për herë të parë në Himarë, një peshk ton gjigant prej 120 kg po gatuhet live në shesh.
Shefi i kuzhinës, Vionis Alushaj, u shpreh se kjo është hera e parë që një peshk i këtyre përmasave përgatitet në publik në Himarë, një iniciativë e veçantë për të sjellë një eksperiencë unike për vendasit dhe turistët.

Peshku i llojit ton, me peshë 120 kg, është kapur në ujërat shqiptare pranë Sarandë nga peshkatarë vendas.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë aktivitet është fakti se një pjesë e konsiderueshme e ushqimit të përgatitur nga ky peshk do të shpërndahet falas për vizitorët dhe turistët e pranishëm në shesh, duke e kthyer këtë moment në një festë të vërtetë për të gjithë.





