KKSh: Mediat në Luginën e Preshevës përballen me vështirësi financiare

Vendore

Me rastin e Ditës së Lirisë së Shprehjes, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, ka pritur në takim gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, me të cilët ka diskutuar mbi sfidat me të cilat përballen mediat në këtë rajon. Sipas KKSh-së, një nga shqetësimet kryesore mbetet mungesa e […]

Madhësia e shkronjave

Me rastin e Ditës së Lirisë së Shprehjes, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), Enkel Rexhepi, ka pritur në takim gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, me të cilët ka diskutuar mbi sfidat me të cilat përballen mediat në këtë rajon.

Sipas KKSh-së, një nga shqetësimet kryesore mbetet mungesa e mbështetjes financiare për mediat në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Në deklaratë thuhet se fondet e destinuara për këtë qëllim, përmes institucioneve të Kosovës, janë bllokuar nga Qeveria e Serbisë.

“Këshilli mbetet i përkushtuar në promovimin e mediave të lira dhe të pavarura në Luginën e Preshevës, si një parakusht për informim të drejtë dhe një e drejtë themelore në shoqëritë demokratike,” thuhet në qëndrimin e KKSh-së.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes mediave shqiptare në rajon dhe nevojën për kushte më të mira për funksionimin e tyre.

KKSh thekson se liria e medias dhe informimi në gjuhën shqipe mbeten ndër prioritetet kryesore të punës së saj./BujanociNet/