Laura Dern i është bashkuar sezonit të katërt të “The White Lotus” pasi Helena Bonham Carter u largua nga ky projekt vetëm disa ditë pasi filluan xhirimet në Kanë.
Ndryshimi i kastit ndodhi në mes të xhirimeve në Rivierën Franceze, ku sezoni i ri zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.
Sipas burimeve, Helena Bonham Carter u largua nga seriali katër ditë pasi kishin filluar xhirimet, dhe shpjegimi ishte se aktorja dhe personazhi që ajo duhej të luante nuk përputheshin.
Krijuesi i serialit, “Mike White”, thuhet se po zhvillon një personazh krejt të ri posaçërisht për Laura Dern.
Kjo vazhdon bashkëpunimin e tij me aktoren pas serialit “Enlightened”, ndërsa në serialin “The White Lotus” ajo ia huazoi zërin e saj në sezonin e dytë si gruaja e personazhit të luajtur nga Michael Imperioli.
Sezoni i katërt lë vendet e mëparshme si Siçilia dhe Tailanda dhe e zhvendos aksionin në Cote d’Azur.
Përveç Laura Dern, kasti përfshin edhe Steve Coogan, Kumail Nanjiani, Heather Graham dhe Rosie Perez.
– YouTube www.youtube.com
Largimi i Helena Bonham Carter përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm, por pjesëmarrja e Laura Dern sjell interes të ri në sezonin e katërt.
Edhe këtë herë, seriali ndërton një histori rreth një mjedisi luksoz dhe marrëdhënieve të dëmtuara midis mysafirëve të pasur. /Telegrafi/






