Interi marshon drejt titullit me fitore komode ndaj Cagliarit

Sport

Interi ka bërë një tjetër hap pozitiv drejt titullit kampion me triumf në shtëpi ndaj Cagliarit. “Neurazzurët” zhvilluan një paraqitje pozitive për të regjistruar një fitore me rezultat bindës 3-0. Interi e nisi fuqishëm me Federico Dimarcon që kishte një mundësi të mirë shënimi, por mbrojtësi reagoi në fund për ta shpëtuar golin. Vendasit dominuan […]

Madhësia e shkronjave

Interi ka bërë një tjetër hap pozitiv drejt titullit kampion me triumf në shtëpi ndaj Cagliarit.

“Neurazzurët” zhvilluan një paraqitje pozitive për të regjistruar një fitore me rezultat bindës 3-0.

Interi e nisi fuqishëm me Federico Dimarcon që kishte një mundësi të mirë shënimi, por mbrojtësi reagoi në fund për ta shpëtuar golin.

Vendasit dominuan plotësisht duke krijuar disa aksione të shpejta, por që assesi s’ia doli t’i finalizojë.

Ishte Marcus Thuram që e zhbllokoi epërsinë me një gol nga afërsia pas asistimit të Dimarcos (52’).

Kurse, vetëm gjashtë minuta më vonë Nicolo Barella me një eurogol e dyfishoi epërsinë (56’).

Fitoren bindëse të Interit e vulosi krejt në fund Piotr Zielinski, me një supergol nga distanca (90+2’).

Interi kësisoj mbledhë 78 pikë në Serie A, plot 12 mbi Napolin ndërsa Cagliari zë pozitën e 16-të me 33 sosh./Telegrafi/