Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent është zotuar për të mos rinovuar heqjen e sanksioneve mbi naftën e caktuar iraniane.
Ky veprim u bë për të ruajtur “presionin maksimal” mbi Iranin, thotë departamenti në mediat sociale, transmeton Telegrafi.
Në një postim në X, ai shton se departamenti është i përgatitur të vendosë sanksione dytësore kundër institucioneve të huaja financiare që “vazhdojnë të mbështesin aktivitetet e Iranit”.
Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha muajin e kaluar se leja ishte e zbatueshme për shitjen e naftës bruto dhe produkteve të naftës me origjinë iraniane, që aktualisht janë të ngarkuara në anije, me autorizimin që zgjat deri më 19 prill.
Ai tha se ky veprim do të sillte shpejt rreth 140 milionë fuçi naftë në tregjet globale.
Rreth një e pesta e 100 milionë fuçive naftë që bota konsumon çdo ditë zakonisht udhëton përmes Ngushticës së Hormuzit. /Telegrafi/






