Moti në Shqipëri, kthjellët dhe alternime vranësirash

Nacionale

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezentë deri pasdite. Më pas gradualisht shpërbërje e vranësirave dhe mbizotërim i motit të kthjellët. Era do të fryjë […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezentë deri pasdite.

Më pas gradualisht shpërbërje e vranësirave dhe mbizotërim i motit të kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 7 -9 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/