Ngatërrojnë Lewis Capaldin me Lewis Hamilton, ai “çiftohet” gabimisht me Kim Kardashian në festivalin ‘Coachella’

Magazina

Këngëtari skocez Lewis Capaldi ka reaguar me shumë humor pasi një postim në rrjete sociale u bë viral, duke e ngatërruar gabimisht me burrin që ishte pranë Kim Kardashian në festivalin Coachella. Në vend të pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton – me të cilin Kim përflitet se mund të jetë në një lidhje – […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari skocez Lewis Capaldi ka reaguar me shumë humor pasi një postim në rrjete sociale u bë viral, duke e ngatërruar gabimisht me burrin që ishte pranë Kim Kardashian në festivalin Coachella. Në vend të pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton – me të cilin Kim përflitet se mund të jetë në një lidhje – autori i postimit “pa” Capaldin, gjë që shkaktoi një valë komentesh gazmore.

Kim Kardashian në festival u pa së bashku me Lewis Hamiltonin, me të cilin ka miqësi prej vitit 2014, ndërsa kohët e fundit po shtohen spekulimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për një lidhje, Hamilton e ka përfshirë së fundmi Kim-in në një postim në Instagram, ndërsa në Coachella u pa pranë saj, duke u përpjekur të mos binte shumë në sy – i mbuluar me një shall dhe me bluzë me kapuç. Pikërisht kjo veshje, sipas komenteve, mund të ketë ndihmuar që të ndodhte ngatërrimi.

Të dielën, profili Distinct Post në rrjetin social X publikoi një video të Kim Kardashian dhe Lewis Hamiltonit në mesin e publikut, dhe postimi u përhap me shpejtësi.

“Lewis Capaldi u pa me Kim Kardashian në Coachella gjatë performancës së mbrëmshme të Justin Bieber”, shkruhej në postim.

Edhe pse profili (aktiv që nga viti 2022) ka vetëm rreth 178 ndjekës, videoja u pa mbi 16.5 milionë herë, duke e kthyer ngjarjen në temë humori në rrjet.

Shumë përdorues u argëtuan me idenë e një “romance” mes Kim Kardashian dhe Lewis Capaldit. Një person publikoi një fotomontazh të tyre në makinë dhe shkroi: “Çifti im i preferuar”. Një tjetër komentoi: “Atëherë Kim është me fat”, ndërsa një i tretë bëri shaka me sukseset e Hamiltonit: “Fiton shtatë tituj kampioni bote, vetëm që të të thërrasin Lewis Capaldi”.

Nuk vonoi dhe postimi mbërriti edhe te vetë Lewis Capaldi, i cili reagoi në stilin e tij tipik, me sarkazëm. Ai e rishpërndau postimin dhe shkroi:

“Wow, njerëz, vërtet nuk është në rregull që kështu të na shkelni privatësinë”.

Megjithatë, një pjesë e përdoruesve nuk e kuptuan menjëherë shakanë. Njëri shkroi se “po mundohet të ketë një takim sekret me një miliardere në një event publik dhe pastaj ankohet kur e marrin vesh”, ndërsa Capaldi iu përgjigj: “A është dita jote e parë në planet?”

Një tjetër përdorues komentoi: “Imagjino të mendosh se ke privatësi në një nga eventet më të filmuara të vitit”, dhe këngëtari ia ktheu shkurt: “Je budalla, vëlla”.

Pavarësisht kësaj, shumica e njerëzve e kuptuan ironinë dhe vazhduan me të njëjtin ton. Një komentues madje bëri shaka: “Shpresoj që ti dhe Kim jeni mirë… sidomos në mes të ‘sezonit tënd të garave’”, duke aluduar për karrierën e Hamiltonit.

Në fund reagoi edhe profili që e nisi gjithë historinë, duke pranuar se bëhej fjalë për një gabim.

“Njerëz, ishte thjesht një gabim në shkrim 😭. Pa dashje e ‘promovova’ Lewis Hamiltonin në Lewis Capaldi”, shkruajtën ata. /Telegrafi/