Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese, teksa mori pjesë në mbrëmjen e lansimit të albumit “Dirty Blonde” të hënën në mbrëmje.
Këngëtarja dhe kantautorja shqiptaro-amerikane, 36 vjeçe, la pak vend për imagjinatë me një bluzë në stil korseje, me lidhëse dhe prerje të kryqëzuar në pjesën e sipërme, të cilën e kombinoi me xhinse të zeza, gjatë eventit të mbajtur në restorantin elegant CÉ LA VI në Paddington.
Ajo e plotësoi dukjen me një xhaketë lëkure me detaje leshi, syze “wraparound” me stil të guximshëm, si dhe me një çantë luksoze Hermés Birkin në ngjyrë të zezë me elemente metalike argjendi, shkruan DailyMail.
Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, njihet për flokët e saj në ngjyrë bionde të çelët, të cilat këtë herë i kishte stiluar me onde të lehta, ndërsa makijazhi ishte më i thjeshtë dhe i natyrshëm.

Edhe pse Bebe është prej kohësh një emër i madh në skenën muzikore, në event u pa edhe me Jasmine Walia, një ish-yll i “TOWIE”, e cila zgjodhi një fustan mini shumë të shkurtër.
“Dirty Blonde” është albumi i katërt i Bebe Rexhës dhe pritet të publikohet më 12 qershor.
Albumi po promovohet si një album vizual, me 13 këngë, ku secila do të shoqërohet me videoklip. Projekti udhëhiqet nga këngët “New Religion” (në bashkëpunim me Faithless) dhe “Hysteria”.
Për eventin, këngëtarja zgjodhi restorantin CÉ LA VI London, i vendosur në katet 17 dhe 18 të Paddington Square, i njohur për atmosferën energjike dhe konceptin modern me shije aziatike, në një nga tarracat më të larta të West London-it.
Kjo paraqitje vjen pak kohë pasi Bebe kishte kujtuar një natë të “çmendur” pas alkoolit, që sipas saj përfundoi me një puthje me një fansen femër. E nominuara për “Grammy” kishte treguar se në një klub nate në Tokio, Japoni, u puth me fansen – një përjetim që, sipas saj, e frymëzoi për këngën “Tokyo”.
Duke folur për këtë episod, Bebe tha se kishte ndodhur një ditë pas Halloween-it, periudhë të cilën ajo e adhuron, dhe se kishte dalë për ta festuar. Ajo tregoi se ishte ulur pranë një tavoline pas kabinës së DJ-it, mes një grupi djemsh dhe vajzash.
“Te një tavolinë tjetër ishin disa djem dhe vajza shumë tërheqëse, dhe një vajzë japoneze u afrua. Kërcenim, ishim shumë afër… dhe pastaj ajo thjesht filloi të më puthte. Ishte nata më e mirë, kështu që thashë: duhet të shkruaj një këngë për këtë”, ka treguar ajo për Page Six.
Bebe pranoi se nuk mbajti kontakt me gruan misterioze, duke shtuar se atë natë “të gjithë u dehën shumë”. E pyetur nëse do të dilte ndonjëherë në takim me një fans, ajo u përgjigj: “Nuk dua të them jo, sepse nuk i dihet”.
Në këngë, ajo këndon edhe vargun: “I kissed a girl in Tokyo” (“Putha një vajzë në Tokio”).
Sa i përket jetës personale, Bebe më herët kishte qenë në një lidhje me Keyan Safyarion, por në vitin 2023 u nda nga kinematografi pas tre vitesh së bashku. Ajo e konfirmoi ndarjen gjatë një performance në skenë në O2 Shepherd’s Bush Empire në Londër, ku u shpreh emocionale para publikut.
Duke luftuar me lotët, ajo u tha të pranishmëve: “Sapo kam kaluar një ndarje, kështu që mund të bëhem pak emocionale dhe ju duhet të më ndihmoni”. Më pas u përlot edhe më shumë kur fansat ngritën pankarta me mbishkrimin “You are enough” (“Je e mjaftueshme”), ndërsa ajo reagoi me humor: “Vërtet po përpiqeni ta bëni një b***h të qajë”. /Telegrafi/





