Kombëtarja e Kosovës pritet të luaj dy ndeshje miqësore në muajin qershor.
Një nga kundërshtarët e mundshëm është Kombëtarja e Polonisë raporton mediumi polak ‘Fakt’.
Polonia do të luaj ndeshjen e parë miqësore në qershor me Nigerinë, derisa ‘Fakt’ ka raportuar se është planifikuar miqësorja e dytë me Kombëtaren dardane.
Dy federatat janë duke negociuar për zhvillimin e kësaj miqësore, derisa kjo do të mbahet në një nga qytetet si Gdansk, Wroclaw, Poznan ose Chorzow.
Në rast se arrihet marrëveshja mes dy Federatave, atëherë ndeshja mes Polonisë dhe Kosovës do të jetë e para që këto dy Kombëtare luajnë mes vete. /Telegrafi/






