Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Isuf Hasën, i cili vrau fqinjin e tij në 2025, Xhemal Metën, dhe i grabiti paratë.
Hetimet treguan se viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi, raporton Tch.

Isuf Hasa i pyetur dhe ripyetur nga prokuroria, pranoi se goditi fqinjin e tij pasi kishin pirë kafen e mëngjesit pas mllefit të akumuluar prej kohësh, duke qenë se viktima i thoshte shpesh se nuk ishte burrë, pasi rrinte 4 ditë në punë pa ardhur në shtëpi, e nuk dinte çfarë bëhej me gruan e tij.
Hasa akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja me pasojë vdekjen’ në dëm të viktimës, Xhemal Meta.





