Më 1 prill fillon regjistrimi i fëmijëve parashkollorë në entin”Gëzimi Ynë”(Dokumentat)

Vendore
Foto: LuginaPress

Enti parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc ka njoftuar se nga 1 prilli ka nisur regjistrimi i fëmijëve në programin përgatitor parashkollor për vitin shkollor 2026/2027, raporton Lugina Press. Sipas njoftimit, ky program është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët e lindur nga 1 mars 2020 deri më 29 shkurt 2021. Ndërkohë, mund të regjistrohen edhe […]

Madhësia e shkronjave

Enti parashkollor “Gëzimi Ynë” në Bujanoc ka njoftuar se nga 1 prilli ka nisur regjistrimi i fëmijëve në programin përgatitor parashkollor për vitin shkollor 2026/2027, raporton Lugina Press.

Sipas njoftimit, ky program është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët e lindur nga 1 mars 2020 deri më 29 shkurt 2021. Ndërkohë, mund të regjistrohen edhe fëmijët e lindur deri më 31 gusht 2021.

Koordinatorja e çerdheve në gjuhën shqipe në Bujanoc, Azize Iseni, ka bërë të ditur se afati për regjistrim zgjat deri më 30 prill 2026.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

  • Plotësimi i kërkesës për regjistrim (merret nga edukatorja ose pedagogia)
  • Certifikata e lindjes së fëmijës
  • Vërtetim shëndetësor nga mjeku i zgjedhur