Ish-portieri i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka sugjeruar që Jamal Musiala duhet të konsiderojë mos-pjesëmarrjen në Kupën e Botës për të rikuperuar plotësisht formën e tij fizike.
Por mesfushori i Bayern Munich e ka hedhur poshtë menjëherë këtë ide, duke theksuar dëshirën e tij të fortë për të përfaqësuar Gjermaninë në turne.
“Dua patjetër të shkoj në Kupën e Botës. Nuk e lexova çfarë tha Kahn, por dua patjetër të shkoj,” u shpreh Musiala për Sky.
Ai shtoi se fokusi i tij mbetet te Bayerni dhe objektivi për të fituar trofe, para se të bashkohet me kombëtaren në verë.
2024/11/musiala.jpg telegrafi.com
Mesfushori theksoi gjithashtu angazhimin e tij ndaj Kombëtares gjermane dhe pjesëmarrjes në Kupën e Botës, duke mbyllur çdo diskutim për mungesë të mundshme.
Ky shkëmbim mendimesh ka rikthyer debatin mbi ngarkesën e lojtarëve elitarë dhe balancën mes klubeve dhe përfaqësueseve kombëtare./Telegrafi/






