Shqiptari Gramos Bajgora mbron me sukses doktoraturën në kirurgji vaskulare dhe endovaskulare në Gjermani

Nacionale

Gramos Bajgora, një shqiptar në Gjermani, ka mbrojtur me sukses doktoraturën në fushën e kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, pas një pune hulumtuese në këtë specializim mjekësor. Këtë gjë e ka bërë të ditur babai i tij, përmes një postimi në Facebook, ku uroi të birin për këtë arritje, shkruan Telegrafi. Mbrojtja e doktoraturës u zhvillua […]

Madhësia e shkronjave

Gramos Bajgora, një shqiptar në Gjermani, ka mbrojtur me sukses doktoraturën në fushën e kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, pas një pune hulumtuese në këtë specializim mjekësor.

Këtë gjë e ka bërë të ditur babai i tij, përmes një postimi në Facebook, ku uroi të birin për këtë arritje, shkruan Telegrafi.

Mbrojtja e doktoraturës u zhvillua para komisionit të Fakultetit të Mjekësisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Augsburgut, në Gjermani.

Arritja e Bajgorës shënon një sukses në fushën akademike dhe mjekësore, duke dëshmuar angazhimin e tij në hulumtim dhe zhvillimin profesional në një degë të specializuar të mjekësisë./Telegrafi/

Komentet