Ambasada e Zvicrës dhe ajo e Italisë organizojnë shfaqjen e filmit “Pane e tulipani” në Prishtinë

Magazina

Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Italisë në Kosovë do të shënojnë së bashku Javën e Gjuhës Italiane, me një aktivitet kulturor që do të mbahet më 30 tetor në Prishtinë. Në kuadër të edicionit të 26-të të Javës së Gjuhës Italiane, e cila këtë vit zhvillohet nga 23 deri më 30 tetor me temën […]

Madhësia e shkronjave

Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Italisë në Kosovë do të shënojnë së bashku Javën e Gjuhës Italiane, me një aktivitet kulturor që do të mbahet më 30 tetor në Prishtinë.

Në kuadër të edicionit të 26-të të Javës së Gjuhës Italiane, e cila këtë vit zhvillohet nga 23 deri më 30 tetor me temën “Lingua geniale: ide, projekte, krijim me italisht”, do të shfaqet filmi italian “Pane e tulipani” (2000), me regji të Silvio Soldinit.

Shfaqja do të mbahet të premten, më 30 tetor, nga ora 18:30, në Institutin Sekhmet në Prishtinë, shkruan Telegrafi.

Filmi do të transmetohet në gjuhën italiane me titra në anglisht.

Ambasada e Zvicrës ka theksuar se italishtja është një nga katër gjuhët kombëtare të vendit, duke e cilësuar këtë aktivitet si një mundësi për të festuar gjuhën dhe kulturën italiane së bashku me publikun në Kosovë./Telegrafi/

Komentet