Coleen Rooney ka tërhequr vëmendjen në hipodromin e Aintree Racecourse, ku u shfaq me një fustan krem elegant gjatë Ditës së Festivalit Grand National.
Ajo u pa në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Wayne Rooney, ndërsa çifti shijonte atmosferën e eventit dhe një gotë pije freskuese mes turmës së madhe të spektatorëve.

Coleen u shfaq me një fustan të gjatë krem, të ngushtë në trup dhe me detaje në bel, të kombinuar me aksesorë ngjyrë ari dhe taka të përshtatshme, duke tërhequr vëmendje për paraqitjen e saj elegante. Ndërkohë, Wayne zgjodhi një stil klasik me kostum dhe syze dielli, shkruan DailyMail.
Eventi i Grand National mbledh çdo vit dhjetëra mijëra spektatorë, ku gara kryesore me 34 kuaj dhe 30 pengesa është kulmi i festivalit. Favorit për këtë vit përmendet “Panic Attack”, sipas agjencive të basteve.
Jashtë eventit sportiv, Coleen ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për festimet e saj të 40-vjetorit, të cilat përfshinë një festë luksoze dhe një udhëtim familjar me ski.
Po ashtu, festimet e saj janë raportuar si pjesë e një projekti dokumentar për Disney+, i cili pritet të ndjekë jetën e saj familjare dhe publike. /Telegrafi/





