Gjesti që po bën xhiron e rrjetit: Vitinha i dorëzon fanellën e premtuar yllit të Liverpoolit pas 20 minutash pritje

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, bëri përshtypje me një lëvizje pas fitores 2-0 të ekipit të tij ndaj Liverpoolit mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Konkretisht, përfaqësuesi portugez u filmua duke pritur për 20 minuta pranë vijës anësore për të shkëmbyer fanellat me talentin adoleshent të Liverpoolit, Trey Nyoni. Me sa […]

Sport

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, bëri përshtypje me një lëvizje pas fitores 2-0 të ekipit të tij ndaj Liverpoolit mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Konkretisht, përfaqësuesi portugez u filmua duke pritur për 20 minuta pranë vijës anësore për të shkëmbyer fanellat me talentin adoleshent të Liverpoolit, Trey Nyoni.

Me sa duket, Vitinha i premtoi 18-vjeçarit fanellën e tij gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ishte i vendosur ta mbante fjalën.

Kujtojmë që Vitinha e filloi karrierën e tij te Porto dhe u transferua te PSG në vitin 2022 në një transferim me vlerë 41.5 milionë euro.

PSG fitoi shumë herë me Vitinhan që kur ai u promovua në një nga mesfushorët më të mirë në botë, i cili luan rregullisht edhe për ekipin kombëtar portugez.

Nga ana tjetër, Nyoni u rrit në përzgjedhjet e të rinjve të Leicester, nga ku mbërriti midis juniorëve të Liverpool tre vjet më parë. Ai ka qenë anëtar i ekipit të parë të ‘Të Kuqve’ nga ‘Anfield’ që nga viti i kaluar./Telegrafi/