“Topi nuk ishte në lojë”, portieri i Atleticos hedh poshtë polemikat për penalltinë ndaj Barcelonës

Portieri i Atletico Madridit, Juan Musso, ka folur për incidentin kontrovers nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (0-2), ku mbrojtësi Marc Pubill e preku topin me dorë brenda zonës së gjashtë metrave. Incidenti ndodhi pasi Musso ia pasoi topin shokut të tij të skuadrës për të nisur një aksion nga […]

Sport

Portieri i Atletico Madridit, Juan Musso, ka folur për incidentin kontrovers nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës (0-2), ku mbrojtësi Marc Pubill e preku topin me dorë brenda zonës së gjashtë metrave.

Incidenti ndodhi pasi Musso ia pasoi topin shokut të tij të skuadrës për të nisur një aksion nga porta, megjithëse gjyqtari Istvan Kovacs nuk e penalizoi veprimin.

“Nëse do ta përmbledhim ndeshjen bazuar në këtë episod të vetëm… le të flasim për ndeshjen. Kundërshtari luajti një ndeshje shumë të mirë. Ata janë një ekip i shkëlqyer dhe na bëjnë më të mirë. Prekja me dorë e Pubill nuk ndryshon asgjë”, deklaroi fillimisht Musso.

Portieri argumentoi se qëllimi dhe gjendja e lojës ishin të qarta për gjyqtarët.

“Nëse Pubill do të ishte përpjekur ta shfrytëzonte situatën ndërsa ishte nën presion, kjo mund të interpretohej ndryshe, por nuk ishte kështu. Topi nuk ishte në lojë. Gjyqtari merr vendimin”, përfundoi portieri i Atleticos.

Në anën tjetër, kampi katalunas janë ankuar të gjithë se kjo ishte një penallti e pastër, ndërsa të këtij mendimi janë edhe disa ish-futbollistë të njohur dhe ish-gjyqtari i njohur spanjoll, Iturralde Gonzalez. /Telegrafi/