Juventusi po eksploron mundësinë e një transferimi veror për sulmuesin e Al-Hilal, Darwin Nunez, sipas raportimeve të fundit.
Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, “Zonja e Vjetër” ka bërë tashmë kontaktet e para për të shqyrtuar kushtet e mundshme të transferimit të sulmuesit uruguaian gjatë kësaj vere.
Klubi bardhezi synon të përforcojë repartin ofensiv me një qendërsulmues të profilit të lartë, i cili do të formonte një dyshe të forte.

Përveç Nunez, në listën e dëshirave të Juventusit përmenden edhe emra si Robert Lewandowski dhe Randal Kolo Muani.
E ardhmja e ish-sulmuesit të Liverpoolit ka qenë në pikëpyetje kohët e fundit, pasi ai u la jashtë planeve të Al-Hilal për gjysmën e dytë të sezonit, për t’i hapur rrugë transferimit të Karim Benzema.
Si pasojë, Nunez është aktivizuar vetëm në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.
26-vjeçari, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, ka realizuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asistime në të gjitha garat këtë sezon.
Ndërkohë, Juventusi po punon paralelisht edhe për të siguruar shërbimet e disa lojtarëve që mund të transferohen si agjentë të lirë.
Në këtë listë përfshihen Marcos Senesi i Bournemouth, Bernardo Silva i Manchester City dhe Leon Goretzka i Bayern Munich. /Telegrafi/





