Në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc u zhvillua një aktivitet i veçantë arsimor dhe kulturor me pjesëmarrjen e 32 nxënësve shqiptarë nga Gjermania. Ata shoqëroheshin nga mësuesi i tyre, Lulzim Çollaku, si dhe nga disa prindër, transmeton Bujanoci.Net
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjeve ndërmjet nxënësve, shkëmbimi i përvojave dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave në diasporë dhe atyre në vendlindje. Gjatë vizitës, nxënësit mysafirë morën pjesë në procesin mësimor, duke u shpërndarë në klasat nga e pesta deri në të tetën, ku patën mundësinë të njihen nga afër me mënyrën e zhvillimit të mësimit.
Programi vijoi me aktivitete të përbashkëta artistike dhe prezantime nga nxënësit, të cilët shfaqën talentin, përkushtimin dhe frymën e bashkëpunimit. Ky bashkëveprim krijoi një atmosferë pozitive dhe inkurajuese për të gjithë pjesëmarrësit.
Aktiviteti u përmbyll me një koktej rasti, në një ambient të ngrohtë dhe miqësor, duke lënë hapësirë për bashkëbisedim dhe krijimin e urave të reja të komunikimit.
Organizatorët shprehën mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit, duke vlerësuar këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit arsimor dhe kulturor./Bujanoci.Net/
Takim ndërshkollor mes nxënësve nga Bujanoci dhe Gjermania
Në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc u zhvillua një aktivitet i veçantë arsimor dhe kulturor me pjesëmarrjen e 32 nxënësve shqiptarë nga Gjermania. Ata shoqëroheshin nga mësuesi i tyre, Lulzim Çollaku, si dhe nga disa prindër, transmeton Bujanoci.NetQëllimi i këtij takimi ishte forcimi i lidhjeve ndërmjet nxënësve, shkëmbimi i përvojave dhe nxitja e bashkëpunimit […]







