Tërnoci drejt ndeshjes së sezonit – tifozët udhëtojnë në konvoj të organizuar drejt Bosilegradit

KF Tërnoci përballje vendimtare në Bosilegrad, organizohet udhëtimi i tifozëve me masa të rrepta sigurie KF Tërnoci do të zhvillojë të shtunën, më 04 prill 2026, një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, ku do të përballet me ekipin Mladost Bosilegrad, në Bosilegrad, me fillim nga ora 16:00. Duke pasur parasysh rëndësinë […]

Vendore
Reklame

KF Tërnoci përballje vendimtare në Bosilegrad, organizohet udhëtimi i tifozëve me masa të rrepta sigurie

KF Tërnoci do të zhvillojë të shtunën, më 04 prill 2026, një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit, ku do të përballet me ekipin Mladost Bosilegrad, në Bosilegrad, me fillim nga ora 16:00.

Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje dhe situatat e mëhershme, drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së tifozëve dhe ekipit.

Sipas njoftimit zyrtar, tifozët që planifikojnë të udhëtojnë me vetura private do të duhet të paraqiten tek stadiumi para orës 12:00, në mënyrë që të organizohen në konvoj të përbashkët nën përcjelljen e policisë dhe forcave të rendit, deri në kthimin nga ndeshja.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë udhëtimit dhe zhvillimit të ndeshjes do të ketë kontrolle të rrepta, ndërsa kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit që të tregojnë korrektësi, disiplinë dhe sjellje sportive.

Nga klubi theksohet se qëllimi i vetëm është përkrahja e ndershme dhe dinjitoze për KF Tërnocin në këtë përballje vendimtare.