Ross Friedman, i njohur për publikun si “Ross the Boss”, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, vetëm pak javë pasi u diagnostikua me Skleroza Laterale Amiotrofike (ALS).
Kitaristi i njohur ishte një figurë kyçe në skenën rock, fillimisht si bashkëthemelues i grupit The Dictators në vitet e 70-ta, duke ndikuar në zhvillimin e punk-ut në New York.

Më vonë, ai u bë pjesë e historisë së heavy metal-it si themelues i Manowar, pas një takimi me Joey DeMaio gjatë një turneu me Black Sabbath, shkruan DailyMail.
Diagnoza me ALS u bë publike muajin e kaluar, pasi ai kishte shfaqur simptoma si dobësi në duar dhe këmbë. Sëmundja progresive prek sistemin nervor dhe çon në paralizë graduale.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u konfirmua përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku theksohej se muzika ishte gjithçka për të dhe kitara ishte pjesë e pandashme e jetës së tij.
Gjatë karrierës, Friedman la gjurmë të forta në muzikë, duke marrë pjesë në albumet më të rëndësishme të Manowar dhe duke u konsideruar si një nga kitaristët më me ndikim të zhanrit. /Telegrafi/






