Nxënësit e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Festivalin e 57-të Komunal të Recitaleve “Poeti i popullit tim”, duke dëshmuar talent dhe përgatitje të lartë artistike.
Në këtë aktivitet, nxënësja Era Asani u shpërblye me vendin e parë, duke u dalluar për interpretimin dhe përkushtimin e saj. Vendin e dytë e fitoi Rialda Ferati, ndërsa vendin e tretë i takoi nxënëses së ciklit të ulët, Jara Kamberi.

Këto suksese konsiderohen si dëshmi e punës së vazhdueshme dhe angazhimit të nxënësve, të cilët me paraqitjen e tyre dinjitoze përfaqësuan në mënyrë të shkëlqyer shkollën.
Kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e tyre kanë dhënë mësimdhënëset Almedina Bajrami, Pajtesa Rexhepi dhe Arta Kadriu, të cilat janë vlerësuar për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve.
Shkolla Fillore “Naim Frashëri” vazhdon të jetë një vatër e sukseseve, duke nxitur dhe zhvilluar talentet e reja në fusha të ndryshme.





