Nxënësja e klasës së tetë, Blina Osmani, nga Shkolla Fillore “Naim Frashëri”, ka shkëlqyer në garat komunale të këtij viti, duke arritur rezultate të larta në katër lëndë.
Blina fitoi vendin e parë në kimikë dhe matematikë, tregoi aftësi të spikatura në gjuhën angleze duke u renditur në vendin e dytë, dhe siguroi vendin e tretë në gjuhën gjermane.

Mësuesit e shkollës e përshkruajnë Blinën si një nxënëse të përkushtuar dhe shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj. Suksesi i saj vjen si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe talentit të spikatur në fushat akademike.
Blina Osmani vazhdon të ndjekë mësimet në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, duke treguar se punë e palodhur dhe dedikim japin gjithmonë rezultate të shkëlqyera.




