Trump flet për paqe, Netanyahu zotohet të vazhdojë me sulme ndaj Iranit

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, po flet për shanset e përfundimit të luftës së shpejti, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të kryejë më shumë sulme. Ai njoftoi se Izraeli do të "vazhdonte të sulmonte si në Iran ashtu ...

Bota

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, po flet për shanset e përfundimit të luftës së shpejti, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar të kryejë më shumë sulme.

Ai njoftoi se Izraeli do të “vazhdonte të sulmonte si në Iran ashtu edhe në Liban”.

“Ne po shkatërrojmë programin e raketave dhe programin bërthamor, dhe vazhdojmë t’i japim goditje të rënda Hezbollahut”, tha Netanyahu.

“Vetëm pak ditë më parë, eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë – dhe jemi ende aktivë”, shtoi ai.

Ndryshe, lufta filloi kur SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit.

Raportohet se Trump udhëzoi ushtrinë amerikane që të shtyjë “të gjitha sulmet ushtarake kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane”. /Telegrafi/