Zbulohet prapaskena se pse Atletico Madrid uli qëllimisht minutat e Nico Gonzalez

Atletico Madrid ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej 32 milionë eurosh për sulmuesin anësor Nico Gonzalez, i cili është në pronësi të Juventusit. Drejtuesit e klubit madrilen dhe trajneri Diego Simeone kanë rënë dakord të kufizojnë m...

Sport

Atletico Madrid ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e blerjes prej 32 milionë eurosh për sulmuesin anësor Nico Gonzalez, i cili është në pronësi të Juventusit.

Drejtuesit e klubit madrilen dhe trajneri Diego Simeone kanë rënë dakord të kufizojnë minutazhin e lojtarit gjatë sezonit, në mënyrë që klauzola e blerjes të mos bëhej e detyrueshme.

Në këtë mënyrë, “Los Colchoneros” synojnë të hyjnë në negociata me klubin italian për një transferim të mundshëm me një kosto më të ulët se ajo e përcaktuar fillimisht.

Kontrata e futbollistit argjentinas me Juventusin është e vlefshme deri më 30 qershor 2029, ndërsa aktualisht ai luan në formë huazimi te Atletico Madrid.

Gjatë këtij sezoni, Gonzalez ka realizuar 3 gola në 33 paraqitje me skuadrën spanjolle. /Telegrafi/