“I kemi ndjekur live ndeshjet e tij”, Franco Foda komenton vendimin e Bujar Pllanës për t’u larguar nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se e kanë shikuar nga afër Bujar Pllanën, por i ka uruar suksese për kalimin te Shqipëria. Pllana mori ftesë nga Sylvinho për play-offin e Kupës së Botës, kësisoj u bë lojtari më i fundit që largohet drejt “Ku...

Sport

Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se e kanë shikuar nga afër Bujar Pllanën, por i ka uruar suksese për kalimin te Shqipëria.

Pllana mori ftesë nga Sylvinho për play-offin e Kupës së Botës, kësisoj u bë lojtari më i fundit që largohet drejt “Kuq e Zinjve” pasi luajti në të gjitha grumoshat e Kosovës.

Lidhur me qendërmbrojtësin foli edhe Foda, i cili tregoi se kanë udhëtuar drejt Polonisë për t’ia shikuar disa ndeshje, por meqenëse është vendimi i tij nuk mund të ndërhyjnë.

“Bujar Pllana? E kemi përcjellur edhe live në ndeshjet e tij dhe sigurisht kemi vendosur për një grup të lojtarësh këtu. Këtu secili ka kontribuar që të arrijmë këtu ku jemi dhe secili është i rëndësishëm për pozicionin e tyre”.

“Për lojtarin në fjalë, pra Bujar Pllanën, nëse ai ka vendosur për Shqipërinë atëherë është vendim i tij, gjithnjë e kam thënë se kur luajnë për Kosovën të luajnë me zemër këtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Kosova po përgatitet për përballjen ndaj Sllovakisë në kuadër të play-offit të Kupës së Botës./Telegrafi/