Kanë kaluar plot tre javë që kur qeveria në Iran vuri në fuqi ndërprerjen e internetit.
NetBlocks ka ndjekur ndërprerjen e internetit dhe tha se kanë kaluar 504 orë.

Grupi i monitorimit të internetit tha se “pak mjete funksionojnë ndërsa autoritetet marrin masa drastike ndaj përdoruesve të satelitëve dhe VPN-ve”.
Ai shtoi: “Me pak informacion që vjen nga Irani, nuk është e qartë se sa dëme kanë pësuar objektet e tij të armëve, bërthamore ose të energjisë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit”.
Thuhej gjithashtu se ishte e paqartë se kush ishte vërtet në krye, me udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, që nuk ishte parë në publik që kur mori postin. /Telegrafi/





