U eliminua nga Big Brother VIP Albania, Artani nuk përshëndet asnjë banor

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar në Big Brother VIP Albania, Artani ishte banori që u eliminua nga gara. Pasi u shpall emri i tij, ai reagoi menjëherë duke u drejtuar me shpejtësi drejt derës së kuqe, pa u ndalur për të përshëndetur asnjë nga b...

Magazina

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar në Big Brother VIP Albania, Artani ishte banori që u eliminua nga gara.

Pasi u shpall emri i tij, ai reagoi menjëherë duke u drejtuar me shpejtësi drejt derës së kuqe, pa u ndalur për të përshëndetur asnjë nga banorët e tjerë. Ky moment u vu re nga të gjithë, pasi largimi i tij ishte i pazakontë.

Miri tentoi ta ndiqte nga pas për ta përshëndetur, por u ndal kur pa që Artani nuk po ndalej dhe vendosi të largohej pa i thënë askujt mirupafshim.

Për këtë situatë reagoi edhe moderatori Ledion Liço, i cili u shpreh se kishte parë gjithçka në këtë edicion, por jo një largim të tillë.

Me ironi, ai shtoi se me atë ritëm, Artani do të mbërrinte shumë shpejt në studio.

Artani ishte në nominim së bashku me Nikol, Selin dhe Setnaldon, të cilët mbetën në fund të zinxhirit të shpëtimit, ndërsa pjesë e nominimit ishte edhe Rogerti, i cili ndodhet në nominim të përhershëm. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com