Sot mbajtëm seancën e shtatë të Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, ku një ndër pikat më të rëndësishme ishte rishikimi i parë i buxhetit për vitin 2026.
Me këtë rishikim, kemi arritur të rrisim buxhetin komunal për rreth 80 milionë dinarë më shumë krahasuar me buxhetin e miratuar në fund të vitit të kaluar. Nga rreth 1.430 miliardë dinarë, buxheti tani arrin në afërsisht 1.505 miliardë dinarë.
Në këtë proces kemi rishqyrtuar disa segmente, me qëllim që të kemi një qasje sa më të drejtpërdrejtë dhe efikase ndaj nevojave të qytetarëve tanë.

Fakti që buxheti është aprovuar pa asnjë vërejtje nga Ministria e Financave dëshmon se politika jonë financiare po zbatohet në përputhje të plotë me të gjitha rregullat dhe në harmoni me mundësitë reale të komunës.
Shpresojmë që ky rishikim të marrë mbështetjen e nevojshme dhe të aprovohet edhe në seancën e radhës të Kuvendit Komunal.
Në këtë seancë trajtuam edhe pika të tjera të rëndësishme të rendit të ditës, kryesisht raporte të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike, të cilat pasqyrojnë punën dhe transparencën në funksionimin e tyre.
Mbetemi të përkushtuar që të vazhdojmë me përgjegjësi, transparencë dhe angazhim maksimal për zhvillimin e komunës sonë dhe mirëqenien e çdo qytetari.




