Filmi “Marty Supreme” dhe aktori kryesor Timothee Chalamet përjetuan një zhgënjim të madh në Oscars këtë vit, edhe pse priteshin si kandidatë kryesorë.
Chalamet, pas fitimit të Golden Globe, ishte konsideruar një nga favoritët për çmimin për ‘aktorin më të mirë’, por në fund nuk mori asnjë Oscar, as për aktorin dhe as për filmin.
Gjatë fushatës promovuese, Chalamet ishte shumë i pranishëm në media dhe përdori mënyra kreative dhe të pazakonta për të tërhequr vëmendje, duke krijuar momente virale.

Kritikat sugjerojnë se kjo mund të ketë pasur efekt të kundërt, duke lodhur publiku dhe anëtarët e Akademisë.
Disa vlerësues menduan se imazhi i tij publik filloi të ngjante me personazhin e tij ambicioz dhe kërkues të vëmendjes, gjë që mund të ndikoi në perceptimin e votuesve.
Gjithashtu, spekulohet se Akademia mund të mos ishte e gatshme të shpërblente një aktor kaq të ri kundrejt emrave më të përvojshëm, dhe se performancat e tjera mund të ishin më të larmishme ose mbresëlënëse.
Në fund, çmimin për ‘aktorin më të mirë’ e fitoi Michael B. Jordan, duke konfirmuar rënien e avantazhit fillestar të Chalamet.
Megjithatë, Chalamet pritet të rikthehet në garë për Oscars me projekte dhe fushata të reja. /Telegrafi/





