Ferizaj ka vazhduar me fitore, teksa ka triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat të thellë 3-0.
‘Ujqit’ kanë zhvilluar një ndeshje fantastike dhe me meritë kanë ndalur pikët e plota në shtëpi.
Goli i parë u shënua në fund të pjesës së parë pas një aksioni të mirë nga vendasit. Qlirim Avdulli asistoi bukur te Ade Oguns i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve 1-0 u mbyllen 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe pjesa e dytë nisi mirë për vendasit, ku pas një kundërsulmi të shpejtë Erion Sadriu asistoi te Ruben Silva-Richards i cili realizoi për 2-0.
Krejt në fund të ndeshjes, Ferizaj shënoi edhe golin e tretë dhe të fundit, ku autor ishte Jakup Berisha.
Ferizaj me këtë fitore zë vendin e tetë në tabelë me 29 pikë, derisa Prishtina mbetet e treta me 38 pikë.
Ndeshjen e ardhshme ‘Ujqit’ e luajnë sërish në shtëpi ku presin Drenicën, derisa Prishtina pret Ballkanin. /Telegrafi/





