Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites në disa vende do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu.
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja, e cila në shumë vende do të kontribuojë në ngrohjen graduale gjatë ditës.
Temperaturat e mëngjesit në disa qytete do të variojnë nga -5 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë Celsius.

Bajrami i reagon Konjufcës për 4 miliardë euro buxhet: Po përsëritet gënjeshtra e Kurtit
Temperaturat ditore do të variojnë: rreth 13°C në pjesët perëndimore,14–15°C në pjesët veriore dhe lindore,deri në 18°C në rajonet jugore dhe juglindore.
Në kryeqytet pritet mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe erë të lehtë deri në mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth -1 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale ditore do të arrijë rreth 15 gradë Celsius.