SHBA shkatërron 16 anije iraniane që minonin Ngushticën e Hormuzit

Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije që vendosin mina pranë Ngushticës së Hormuzit.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një seri goditjesh ndaj llojeve të ndryshme të anijeve, shumica prej të cilave ndodhen të ankoruara në porte.

“Forcat amerikane shkatërruan disa anije detare iraniane më 10 mars, përfshirë 16 anije që vendosin mina pranë Ngushticës së Hormuzit”, njoftoi Komanda Qendrore amerikane në platformën X.