Avokati që ngriti alarmin për rolin e presidentit serb në “Sarajevo Safari” në paraburgim – protestë në Beograd kundër regjimit të Vuçiqit

Aktivistë, avokatë dhe kundërshtarë të regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq u mblodhën dje para Pallatit të Drejtësisë në Beograd për të kërkuar lirimin e avokatit Çedomir Stojkoviq, i cili ndodhet në paraburgim.

Protestuesit e cilësuan Stojkoviqin si të burgosur politik, duke alarmuar se ndalimi i tij lidhet me aktivitetin e tij publik dhe me deklaratat që ka bërë e qw e përfshijnë drejtpërdrejt presidentin serb Sleksandar Vuçiq .

Sipas pjesëmarrësve në protestë, Stojkoviq kishte ngritur alarmin për rolin e mundshëm të Vuçiqit në “Sarajevo Safari”, një çështje që po hetohet dhe që ka shkaktuar debat në opinionin publik.

Në tubim morën pjesë disa figura të njohura nga shoqëria civile dhe politika opozitare, përfshirë avokatin dhe nënkryetarin e Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Aleksandar Olenik, si dhe aktivisten për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq.

Protest zbog pritvora koji nije po zakonu. Čeda Stojković je u pritvoru jer je objavio podatke da Škoda prekida ugovor sa BI(A)-om, a čini se da je posredi institucionalno ućutkivanje zbog istrage o Sarajevo safariju. pic.twitter.com/J1bwyjaGCt
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 5, 2026