Spektakël në Torino: Juventus triumfon me rezultat të thellë ndaj Pisas

Juventus ka shënuar një fitore të thellë 4-0 ndaj Pisas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të të Serie A, duke dominuar sidomos në pjesën e dytë të takimit.

Pjesa e parë ishte relativisht e qetë, me raste të pakta shënimi. Momenti më i rëndësishëm erdhi në minutën e 39-të, kur Marius Marin u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër, ndërsa skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në fillimin e pjesës së dytë pati disa ndryshime në formacion nga të dy trajnerët. Megjithatë, bardhezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 54-të. Andrea Cambiaso realizoi me kokë nga afërsia pas një aksioni të bukur dhe një krosimi të saktë nga Kenan Yıldız, duke kaluar Juventusin në epërsi 1-0.

Skuadra torineze ishte shumë pranë golit të dytë në minutën e 65-të, kur Manuel Locatelli goditi bukur nga brenda zonës, por topi u përplas në shtyllën e majtë dhe përfundoi jashtë.

Vetëm pak sekonda më vonë, Juventusi arriti të dyfishojë epërsinë. Khephren Thuram reagoi më shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe e dërgoi atë në rrjetë për rezultatin 2-0.

Juventusi nuk u ndal dhe realizoi sërish në minutën e 75-të. Francisco Conceicao asistoi bukur për Kenan Yıldız, i cili brenda zonës ruajti qetësinë dhe e dërgoi topin në anën e majtë të portës për rezultatin 3-0.

Goditjen përfundimtare mysafirëve ua dha Jeremie Boga i cili në minutën e 93-të realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 50 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e gjashtë në tabelë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore