Drenica bëhet me trajner të ri, Gentjan Mezani merr drejtimin e kuqezinjve

Sport

Drenica ka zyrtarizuar emërimin e Gentjan Mezanit në postin e trajnerit të ri, duke ia besuar atij drejtimin e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit. Klubi nga Skenderaj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin, i cili do të marrë drejtimin e shtabit teknik dhe do të synojë realizimin e objektivave sportive të klubit. Lajmi është […]

Madhësia e shkronjave

Drenica ka zyrtarizuar emërimin e Gentjan Mezanit në postin e trajnerit të ri, duke ia besuar atij drejtimin e skuadrës për vazhdimësinë e sezonit.

Klubi nga Skenderaj ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin, i cili do të marrë drejtimin e shtabit teknik dhe do të synojë realizimin e objektivave sportive të klubit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Drenicës, ku drejtuesit e klubit i kanë uruar mirëseardhje trajnerit të ri.

“FC Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit”, thuhet tutje.

Me emërimin e Mezanit, Drenica nis një kapitull të ri në aspektin teknik, me synimin që të përmirësojë paraqitjet dhe të arrijë rezultate sa më pozitive në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri Mezani tashmë do të ketë detyrën e përgatitjes së skuadrës dhe vendosjes së ideve të tij në lojë, ndërsa pritshmëritë janë që ndryshimi në stol të sjellë një impuls të ri te ekipi nga Skenderaj.

Mezani merr drejtimin e Drenicës vetëm një ditë pas largimit të Jeton Mehmetit, me të cilin klubi ndërpreu bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ndryshimi në stol vjen pas një periudhe jo të mirë për kuqezinjtë, të cilët nuk kanë shënuar fitore në katër ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy barazime dhe dy humbje.

Pas 11 ndeshjeve në Superligën e Kosovës, Drenica renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë, me bilanc prej dy fitoresh, pesë barazimesh dhe katër humbjesh. /Telegrafi/

Komentet