Realizoi në stilin e Ronaldinhos, Lutfi Dalipi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër

Sport

Sulmuesi Lutfi Dalipi ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër. Ylli nga Presheva realizoi ndaj Servettes në stilin e Ronaldinhos, ku la të shtangur të gjithë të pranishmit. Edhe pse Vaduzi pësoi humbje 2-1, të gjithë mbeten të shtangur më mënyrën si Dalipi e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi Lutfi Dalipi ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

Ylli nga Presheva realizoi ndaj Servettes në stilin e Ronaldinhos, ku la të shtangur të gjithë të pranishmit.

Edhe pse Vaduzi pësoi humbje 2-1, të gjithë mbeten të shtangur më mënyrën si Dalipi e dërgoi topin në rrjetë pavarësisht që kishte disa mbrojtës në zonën e 16-metërshit.

Lutfi Dalipi vazhdon shkëlqimin në Zvicër, shënon sërish për Vaduzin

“SofaScore” e vlerësoi me notën 8.6, e mjaftueshme për të zënë një vend në 11-shen më të mirë.

Përndryshe, Dalipi ende nuk ka vendosur se për kë të luajë në nivelin ndërkombëtar, duke pasur opsion Kosovën, Shqipërinë, Zvicrën dhe Portugalinë./Telegrafi/

Komentet