Barcelona ka nisur të shqyrtojë mundësinë e përforcimit të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit, pas lëndimit të Xavi Espart në përballjen ndaj Real Madridit.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle SPORT, klubi katalanas ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso, i cili shihet si një alternativë për të mbuluar mungesat në repartin defensiv.
Espart pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë El Clasicos, duke u detyruar të largohej nga fusha në minutën e 29-të. Barcelona ka konfirmuar se talenti i akademisë pritet të mungojë rreth shtatë javë.
COMUNICADO MÉDICOLas pruebas realizadas han confirmado que Xavi Espart sufre una lesión en la sindesmosis del tobillo derecho como consecuencia de una acción traumática con un jugador rival durante el partido contra el Real Madrid.El tiempo estimado de baja es de aproximadamente siete semanas.
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 26, 2026
Kjo situatë ka shtuar problemet për trajnerin Hansi Flick, i cili po përballet edhe me mungesat e Jules Kounde, Eric Garcias dhe Andreas Christensen.
Cambiaso, 26-vjeçar, konsiderohet një alternativë e përshtatshme për Barcelonën, pasi mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes.
Mbrojtësi italian ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2029, ndërsa klubi torinez raportohet se mund të kërkojë rreth 30 milionë euro për largimin e tij.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur negociata të konfirmuara mes dy klubeve dhe as ndonjë ofertë zyrtare nga Barcelona.
Drejtuesit katalanas pritet të analizojnë situatën e mbrojtjes gjatë javëve të ardhshme, përpara se të vendosin nëse do të ndërhyjnë në afatin kalimtar të janarit 2027. /Telegrafi/